Fjalë Kyçe

Ministri Shala takoi sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve, diskutojmë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Ministri Shala takoi sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve, diskutojmë për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara, bashkë me stafin e tij, në një vizitë zyrtare që po qëndron me ftesë të ministrit të Ekonomisë së këtij shteti, z.Sultan Bin Saeed Almansoori.
Shala bashkë me shefin e kabinetit Durim Limaj dhe kryeshefin e KIESA-s kanë takuar sekretarin për investime të huaja në Ministrinë e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Abdulla Ahmed Al Saleh.

Ministri theksoi se me Al Saleh kanë biseduar miqësisht dhe e ka njoftuar për mundësitë që ofron Kosova për investime duke theksuar se vendet tona janë mike dhe këtë miqësi duhet të vazhdojmë ta kultivojmë, duke u lidhur më shume ekonomikisht. “Emiratet e Bashkuara janë shembull se si një burim natyror është kthyer në mjet për zhvillim, por politikat e duhura ekonomike kanë bërë që ky burim tashmë të mos jetë gjeneruesi kryesor ekonomik. Ne duhet ta përdorim kapitalin tonë njerëzor dhe ekonomike në mënyrë që të vazhdojmë me krijimin e politikave të duhura që thithin më shumë investitorë, që rrisin punësimin, eksportin dhe zhvillojnë vendin”, theksoi ministri Shala gjatë takimit.

Ministri Shala po qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe në konferencën vjetore të investimeve, me temë: “Platforma për Investime Botërore”, ku po marrin pjesë 140 shtete nga vendet e ndryshme të botës, e në mesin e tyre edhe Republika e Kosovës.