Ministri turk i mbrojtjes kombëtare Hulusi Akar ka bërë një deklaratë pas njoftimeve të para se një tërmet i fuqishëm ka goditur një qytet në pjesën lindore të Turqisë.
Ministrti ka thënë se nuk ka humbje në qendrën Sivrice por nuk ka ende asnjë lajm nga fshatrat.
“Mund të ketë disa humbje jashtë qytetit. Ne përcollëm situatën e nevojshme të vigjilencës në njësitë tona ushtarake. Shokët tanë vazhdojnë përgatitjet e tyre. Nuk ka humbje në qendrën e Sivrice. Lajmet e deritanishme janë relaksuese. Shpresoj që e njëjta të vazhdojë”, tha ai para mediave, raporton CNN Turk.
Epiqendra ka qenë 9 kilometra larg Sivrice, 19 kilometra larg Cungus, 33 kilometra larg Elazig.