Aktivizimi i Gjykatës Speciale, është bërë shkak që Kosova të shpenzojë 500 mijë euro.
Këto para u janë dhënë dy kompanive ndërkombëtare, të cilat në këmbim të parave kanë ofruar këshilla për Kosovën.
Në Ministrinë e Drejtësisë, aktualisht emrat e këtyre dy kompanive nuk preferojnë ti bëjnë publik.
Por, pavarësisht kësaj T7 merr vesh se një nga kompanitë e angazhuara, është OMNIA Strategy.
Kjo kompani me seli në Londër, është e themeluar nga Cherie Blair.
Ajo është gruaja e ish kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair.
E siç shihet edhe në faqen online, kjo kompani ofron këshilla ligjore për shtete e kompani të ndryshme.
Omnia Strategy, vazhdon të udhëhiqet nga Cherie Blair, ndërsa Kosovës i ka dhënë këshilla për nëntë muaj rresht.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë ka klasifikuar si sekrete të gjitha dokumente që kanë prodhuar dy kompanitë ndërkombëtare, për llogari të Qeverisë së Kosovës.
Pavarësisht kësaj Tahiri e pranon, se janë këshilluar se si të përballen me Serbinë në këtë proces.
Pos kësaj, këshilla për Kosovën janë dhënë edhe sa u përket dokumenteve me të cilat funksionon Gjykata Speciale, siç është Rregullorja e Procedurës dhe Provave.
Por, Ministri i Drejtësisë tregon se ku është fokusi i Kosovës karshi Gjykatës Speciale.
Tani kontratat me këto dy kompani kanë skaduar.
Zyra e Prokurorit të Specializuar, deri me tani ka ftuar dhjetëra ish pjesëtar dhe udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qoftë si të dyshuar qoftë si dëshmitar.
Ndërkohë, për ata që do akuzohen pran Gjykatës Speciale, shteti i Kosovës ligjërisht është i obliguar që t’ua financojë mbrojtjen.