Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka nënshkruar një pako të re, me të cilën financon 50 për qind të pagës, atyre që ripunësohen nga punëdhënësi.
Kjo vlen vetëm për tre muajt e parë të punës.
“Sot kemi operacionalizuar edhe Masën 1.1 – për rikthimin në punë të atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë, përmes së cilës mbështeten me 50% (max 170 euro) për 3 muaj pagat e të gjithë atyre që arrijnë të ri-punësohen”, ka shkruar Murati në Facebook,
Kushtet për kualifikim janë që punëkërkuesi të ketë qenë i punësuar në periudhën dhjetor 2019 – shkurt 2020, dhe të figurojë si i papunë për periudhën tatimore prill 2021 – qershor 2021.
Verifikimi nëse një punëkërkues kualifikohet për këtë masë ose jo, mund të bëhet përmes veglës në webfaqen e ATK-së:
https://apps.atk-ks.org/Subvencionim