Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projekteve në Skenderaj.
“Me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, kam nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e tetë projekteve kapitale në infrastrukturën tonë lokale, në vlerë prej 1 milion e 560 mijë euro”, ka thënë Jashari, përmes një postimi në Facebook.
“E falënderoj ministrin Lekaj, për këtë mbështetje, të cilin e sigurova se këto mjete financiare, do të investohen në realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve të Komunës së Skenderajt, duke i respektuar kriteret më të larta në përputhje me afatet kohore.
Brenda pak kohësh do të nisim projektet që kanë vazhdimësi të realizimit edhe në vitet e ardhshme, e të cilat kanë për synim zhvillimin e Skenderajt”, ka shkruar Jashari.