Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit.
Mbyllja e përkohshme sipas datave dhe orareve të mëposhtme do të jetë : 15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion./Gazeta Alo/