Ministria e Shëndetësisë, bazuar në planin e vaksinimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka siguruar 85.500 vaksina kundër gripit sezonal.
Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen.
Sipas MSh-së, prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, janë kundër gripit.
MSh u bën thirrje grupeve më të rrezikuara siç janë të sëmurët kronikë dhe të moshuarit që t’i shfrytëzojnë vaksinat për mbrojtje kundër gripit sezonal./Gazeta Alo/