Ndërsa, Udhëheqës i Ekipit për Seksionin e Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Zyra e BE-së në
Kosovë, George Papagiannis tha se sot në Ditën Botërore të Standardeve po shprehim mirënjohjen
ndaj punës që bëjnë mijëra ekspertë që zhvillojnë standarde në mbarë botën dhe i shkëmbejnë ato
vullnetarisht. Standardizimi Evropian ka rëndësi të madhe në tregun e përbashkët të BE-së, tha
Papagiannis, kontribuon në integrimin e këtij tregu dhe mbështet konkurrueshmërinë, krijimin e
vendeve të punës, inovacionin dhe industritë.
Sipas AKS-së, kërkesa për standarde në Kosovë çdo vit shënon rritje. Ndërsa, gjatë vitit të fundit
Agjencia ka nënshkruar marrëveshje me organizatat evropiane të standardizimit CEN CENELEC, për
të siguruar qasje në standardet evropiane.
Agjencia Kosovare e Standardizimit përkrahet nga projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, “Lëvizja
e Lirë e Mallrave” me praktikat më të mira Evropiane të standardizimit, si një ndër shtyllat më të
rëndësishme të infrastrukturës së cilësisë.