Fjalë Kyçe

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Serbisë: Nëse e doni BE-në mbështesni sanksionet ndaj Rusisë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Serbisë: Nëse e doni BE-në mbështesni sanksionet ndaj Rusisë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock, ka thënë se për shkak të luftës në Ukrainë, është e rëndësishme që BE-ja të mbështetet nga vendet në rrugën e anëtarësimit.

Këtë deklaratë ajo e dha pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian që u mbajt në Luksemburg.

Ajo pati një mesazh të veçantë për Serbinë.

Sipas saj, duhet të mbështesë politikën e jashtme të Brukselit, e me këtë edhe sanksione për Rusinë, shkruan Der Spiegel përcjell Klankosova.

“Unë do të doja t’i them Serbisë nëse doni të bëheni anëtare, për të cilën po përpiqeni, është thelbësore të mbështesni politikën e jashtme dhe sanksionet e BE-së për momentin”.

Kryediplomatja gjermane shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë treguar qartë këto ditë dhe javë se e shohin të ardhmen e tyre në BE dhe shumica e të cilëve kanë mbështetur sanksionet e Bashkimit Evropian.

Serbia e dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës duke votuar pro rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por, ky vend nuk i mbështeti sanksionet e BE-së.