Fjalë Kyçe

Miratohet zbritja e pagave në Telekom, Sindikata paralajmëron protesta

Miratohet zbritja e pagave në Telekom, Sindikata paralajmëron protesta

Bordi i Drejtorëve të Telekomit ka miratuar zbritjen e pagave për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.

Ashtu siç kishte raportuar KOHA ditë më parë, zbritjet nisin nga 62 për qind në pagën e Kryeshefit ekzekutiv. 53 për qind do të zbriten pagat e drejtorëve të lartë të ndërmarrjes deri sa koeficienti 15 do të ketë zbritje prej 30 për qind duke vazhduar tutje koeficient pas koeficienti për në 5 për qind për pagat e punëtorëve nën koeficientet 4 e deri te koeficienti 1.
Në vendimin e Bordit thuhet se paga do të jenë të tilla deri në momentin kur ndërmarrja të fillojë operimin e saj me profit. Vendimi hyn në fuqi më 15 maj.

Kjo zbritje është kundërshtuar ashpër nga Sindikata e punëtoreve të PTK-së, të cilët kanë thënë se do të luftojnë për të drejtat e tyre të garantuara me ligj dhe se pas largimit të masave për parandalimin e koronavirusit do të organizojnë edhe protesta.
Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të PTK-së, ka thënë për KOHËN se janë në kontakt me u.d. të kryeshefit dhe kanë adresuar shqetësimet e tyre. “Jemi të bindur se do të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë ai.