Shkencëtarët janë duke u përpjekur për të gjetur arsyet pse 20.000 zogj kanë vdekur në javët e fundit përgjatë bregdetit holandez.
Zogjtë ishin të gjithë të ligështuar dhe ka frikë se mund të kenë qenë viktima të një derdhjeje nga anija MSC Zoe, nga të cilat rreth 345 kontenierë ranë në det gjatë një stuhie.
“Nuk ka shenja të qarta, por ne po shohim për rrethanat,” thotë Mardik Leopold, i cili po heton rastin. Kimikatet mund të jenë shkaktar pasi që plastikat vështirë se mund të jenë ngrënë, thotë ai.
Disa orë pasi kontejnerët ranë nga anija MSC Zoe si pasojë e një stuhie të fuqishme, në bregdetin verior të Holandës më 2 janar, duke derdhur një sasi lodrash pë fëmijë, mobilie dhe televizorë që mbuluan plazhet. Gjithashtu u gjet një qese me pluhur peroksid.