Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do t’i hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik.
Pacolli tha se me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli siguroi se do të punoj ngushtë, me Ministrin Lluka, për të përshpejtuar proceset zhvillimore, siç thotë ai, në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon, përcjell lajmi.net
Ky është postimi i plotë:
Mitrovica drejtë zhvillimit të sigurt ekonomik
Të dashur qytetarë të Mitrovicës,
Në orët e hershme të mëngjesit, Kuvendi i Kosovës aprovoi statutin e Trepçës si shoqëri aksionare që do ti hapë rrugë riaktivizimit të këtij gjiganti ekonomik. Me një statut të definuar, Trepça do të ketë dyert e hapura për investitorë vendorë dhe të huaj dhe përfundimisht do të përfundon keqpërdorimi 20 vjeçar i këtij aseti strategjik.
Tash është me rëndësi që së bashku të punojmë intensivisht në zhvillimin e kësaj ndërmarrje. Unë do të sigurohem që të punoj ngushtë me Ministrin Lluka për të përshpejtuar proceset zhvillimore në mënyrë që Mitrovica të bëhet përsëri qyteti kryesor ekonomik në Kosovë e rajon.
Përgëzoj Ministrin e Zhvillimit Ekonomik që vie nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka, për punën e palodhshme deri në përfundim të këtij procesi.
Urime Minatorë! Urime Kryetar Bahtiri! Urime tërë Kosovës!