Një grua japoneze mushkëritë e së cilës u dëmtuan rëndë nga Covid-19 ka marrë atë që mjekët thonë se është transplantimi i parë i mushkërive në botë nga donatorët e gjallë tek një pacient i cili është rikuperuar nga koronavirusi, shkruan CNN.Spitali Universitar i Kiotos tha se gruaja iu nënshtrua një operacioni 11-orësh nga një ekip mjekësor prej 30 personash të mërkurën që lëmë pas për të transplantuar indet e mushkërive nga burri dhe djali i saj.
Pamjet me rreze X e tregojnë gjoksin e pacientit para operacionit të transplantimit, majtas dhe pas tij, djathtas. Zonat e errëta tregojnë se ku është transplantuar indi i mushkërive.Covid-19 dihet se shkakton dëmtime të mëdha të mushkërive në disa pacientë andaj njerëzit në të gjithë botën – përfshirë edhe ata nga Shtetet e Bashkuara – kanë bërë transplantime të mushkërive si pjesë e rikuperimit të tyre nga kjo sëmundje
.Mirëpo spitali i Kiotos tha se ky rast ishte i pari në të cilin indet e mushkërive ishin transplantuar nga donatorët e gjallë tek një pacient i infektuar me Covid-19.Dr. Hiroshi Date, një kirurg torakal në spital që udhëhoqi me operacionin, tha se ky transplantim u ka dhënë shpresë pacientëve që vuanin nga dëmtimi i rëndë i mushkërive nga Covid-19.“Ne demonstruam se tani kemi një mundësi të transplantimit të mushkërive (nga donatorët e gjallë)”, tha ai në një konferencë për media të enjten.
Pacienti, i identifikuar vetëm si një grua nga rajoni perëndimor i Japonisë Kansai, u infektua me Covid-19 në fund të vitit të kaluar dhe kaloi me muaj të tërë në një aparat që e mban në jetë i cili kryen funksionin e një mushkërie artificiale, sipas Spitalit Universitar të Kiotos.
Covid-19 i shkaktoi aq shumë dëmtime mushkërive të saj saqë nuk ishin më funksionale dhe asaj iu desh një transplant i mushkërive për të jetuar.
Burri dhe djali i gruas u ofruan të dhurojnë pjesë të mushkërive të tyre. Transplatimet nga donatorët e vdekur në tru janë ende të rralla në Japoni dhe donatorët e gjallë konsiderohen si një opsion më i mirë, sipas deklaratës të bërë nga sçitali në fjalë.
Burri dhe djali janë në gjendje stabile dhe gruaja mbetet në kujdesin intensiv. Ajo pritet të largohet nga spitali pas rreth dy muaje, sipas zyrtarëve nga ky spital.Në qershor të vitit të kaluar, kirurgët amerikanë kryen një transplantim të dyfishtë të suksesshëm të mushkërive në një pacient me Covid-19 – që besohet të jetë operacioni i parë i tillë me një pacient me koronavirus në SHBA.
Muajin e kaluar, kirurgët amerikanë përfunduan një transplantim të dyfishtë të mushkërive “Covid to Covid”, duke përdorur mushkëritë nga një donator i cili u rikuperua nga Covid-19, por i cili kishte vdekur nga shkaqe tjera, për një pacient në të 60-at e tij mushkëritë e të cilit ishin dëmtuar nga kjo sëmundje.
Një studim i publikuar në fillim të këtij viti me më shumë se 1,700 pacientë të trajtuar në qytetin kinez të Wuhanin me zero pandemi – zbuloi se rrezet X të pacientëve të sëmurë rëndë dhanë prova të dëmtimit të mushkërive disa muaj pas infektimit të tyre.