Fjalë Kyçe

Mjeku Ali Lahu propozon ngritjen e një spitali fushor para se të rritet më shumë numri i të prekurve në vendin tonë

Mjeku Ali Lahu propozon ngritjen e një spitali fushor para se të rritet më shumë numri i të prekurve në vendin tonë

Mjeku i njohur nga Podujeva Ali Lahu propozon ngritjen e një spitali fushor në vendin tonë, ashtu si kanë vepruar edhe vendet e tjera. Ai propozon që kjo të ndodhë para shtimit të fluksit të personave të prekur nga pandemia. Lahu shprehet se për këtë duhet të angazhohen Forca e Sigurisë së Kosovës, derisa vendi ka edhe një kontingjent mjekësh të papunë të cilët mund të angazhohen në këto ditë krize.

Postimi i plotë i ALi Lahut:

IDE, PËR TEJKALIMIN E PANDEMISË COVID-19

Spitali fushor imperativ i kohes!

Zgjerimi i pandemisë kërkon masa shtesë, kërkon angazhim të përditshëm, kërkon profesionalizëm por edhe largpamësi dhe kreativitet.

Qeveria e Kosovës në këtë drejtim ka bërë mjaft në lirimin e klinikave të caktuara dhe destinimin e tyre për pacientët me COVID -19, nëse e kërkon nevoja.

Andaj, duke pasur parasysh mundësinë e shtimit eksponencial të të infektuarëve në dy javët e ardhshme, propozoj që Qeveria e Kosovës bashkë me FSK-në, të mendojë në ndërtimin e një spitali fushor në formë tendash me kapacitete për 400-500 të sëmurë, ngjashëm me Kroacinë. Për këtë ekzistojnë tërë kushtet e volitshme: Do ta aktivizonim ushtrinë, do bëhej pa hargjime të mëdha, do bëhej shpejt, kemi mëse 600 mjekë të rinj të papunë që do mund t’i angazhonim në forma të ndryshme dhe kjo do t’i shëbente FSK-së, si një test tepër i rëndësishëm për kalitje të sektorit të saj shëndetësor në situata të jashtëzakonshme.

Lokacioni do të ishte mirë të zgjedhej diku afër Kazermës Ushtarake “Adem Jashari”, dhe do kishte çasje në të gjitha akset e mëdha të vendit e do ta lironte qytetin dhe SHSKUK-në.

Benefitet do të ishin të shumëfishta.

Rrini në shtëpi! Lani duart! Ruani distancën!

Por: Lexoni, shkruani, jepni ide dhe pushoni!

P.S. Mendoj që ia vlen të diskutohet.