Benedecite Desrus, e cila është një fotografe franceze, ka kapur portretet e ish-punonjësve të seksit në një azil në Meksiksë.
Si pjesë e projekti të saj “Benedcite Desrus, ajo shkoi në Casa Xochiquetzal, vendin ku jetojnë femrat të moshës mbi 55 vjec, të cilat i kanë shpëtuar rrugës.
Casa Xochiquetzal ka qenë më parë një muze boksi. Hapësirat e mëdha të godinës janë rehatia e parë që gëzojnë ish-prostitutat pas shumë vitesh dhune, shfrytëzimi dhe pasigurie ekonomike.
Kjo shtëpi është hapur nga Carmen Munoz, e cila ka qenë edhe vetë punonjëse seksi. Ajo e mori iniciativën pasi pa disa prostituta duke fjetur nëpër kartona rrugëve.
Pas 20 vitesh “luftë”, e bindi në fund qeverinë që ta hapte azilin, ku tashmë jetojnë rreth 300 femra.
Azili mbahet nga donacionet publike dhe fondet që vijnë nga artistet dhe shkrimtaret.
Të gjitha fotografitë e grave janë bërë nga viti 2008 në vitin 2016 dhe janë përmbledhur në librin “Dashnoret më trime”.