Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini e cila në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se “Kosova duhet të heqë tarifën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës”, duke shtuar se pas kësaj do ta thërret menjëherë rundin e ri të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, shkruan Gazeta Alo.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se dialogu ndërmjet dy shteteve ka dal nga binarët para futjes së taksës.
“Dialogu ka dal nga binarët përpara vendosjes së tarifës Federicha Mogherini. Mungesa e transparencës, inkurajimi i propozimit të shkëmbimit të territorit dhe moszbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet me vazhdu pa kushte për tarifa”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Alo/