Fjalë Kyçe

Momenti kur deputeti shqiptar sulmohet me ngjyrë

Momenti kur deputeti shqiptar sulmohet me ngjyrë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, i cili pritej të bënte pak çaste më vonë betimin si deputet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, është sulmuar nga një i ri në dalje të pallatit ku ai banon.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak çaste më parë, ndërsa i riu e priste i ulur te dalja e pallatit. Më të parë kandidatin për deputet Gjoni, ai është çuar në këmbë, i ka derdhur në fytyrë një bojë të kuqe nga shiringa që mbante në duar, e më pas është larguar me vrap.

Ende nuk dihet se çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit, i cili konfirmon për Top Channel se një pjesë e bojës nuk i hiqet nga lëkura, ndërsa ka pasur edhe djegie brenda syve.

Gjoni, i cili pranoi të merrte mandatin e deputetit pas konsultimeve me të huaj, akuzon se prita ndaj tij është porositur nga lart.

Rezultate imazhesh për Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni

https://www.youtube.com/watch?v=ZSOU6hypizs