Fjalë Kyçe

Momenti kur djaloshi nxirret i gjallë nga rrënojat, pas shembjes së ndërtesës në Miami

Momenti kur djaloshi nxirret i gjallë nga rrënojat, pas shembjes së ndërtesës në Miami

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në Miami-Dade County, të Floridas, pasi një ndërtesë banimi 12-katëshe u shemb pjesërisht, duke lënë të vdekur një person.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ekipet e shpëtimi po kontrollojnë rrënojat, duke kërkuar për ndonjë të mbijetuar të bllokuar, derisa janë parë duke nxjerrë një djalosh të gjallë.

Imazhet nga Surfside, në veri të Miami Beach, tregojnë një grumbull ‘mbeturinash’ në njërën anë të ndërtesës.

Bëhet e ditur se të paktën tetë persona kanë pësuar lëndime.

Shembja e kësaj ndërtese raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit.