Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt në një parking veturash jashtë një blloku banesash në qytetin jugperëndimor të Orenburgut në Rusi.
Siç mund të shihet në video, gjithçka ka nisur me një debat verbal, por në mungesë të gjetjes së gjuhës së përbashkët njëri nga të rinjtë si duket i kishte marrë masat.
Me vete kishte një thikë, të cilën ndërsa debatonte me personin tjetër, e mbante në dorë të fshehur pas shpine.
Në një moment ai e godet në stomak. E sikur kjo të mos mjaftonte ai i vërsulet sërish, por çuditërisht i plagosuri arrin të qëndrojë në këmbë dhe madje edhe e godet me grusht dhe e rrëzon në tokë.
Ishin kalimtarët e rastit që ndërhynë për ta larguar viktimën nga sulmuesi, që qëndronte i shtrirë pa ndjenja.
Videoja është filmuar më 29 qershor të këtij viti dhe është shpërndarë në masë në rrjetet sociale.
Vetë Ministria ruse e Punëve të Brendshme tha se nuk ka një regjistrim të incidentit në polici./oranews