Fjalë Kyçe

Momenti kur policia britanike arreston shqiptaren që vrau vajzën shtatë vjeçe

Momenti kur policia britanike arreston shqiptaren që vrau vajzën shtatë vjeçe

Policia e Mançesterit e ka publikuar videon ku shihet arrestimi i shqiptares Eltiona Skana për vrasjen e vajzës shtatë vjeçe, Emily Jones. Gjatë arrestimit, e dyshuara pranon se ka një thikë në çantë.

Në video dëgjohet një kalimtare e rastit duke thënë: “Mendoj se ajo ka vrarë dikë”, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Express.

Një gjykatës britanik tha të martën se Skana mund të mos lirohet kurrë nga burgu, ndërsa policia lokale e ka përshkruar atë si shkelëse të rrezikshme të ligjit pasi ia preu fytin vajzës shtatë vjeçe në një park në mars.

Skana kishte arritur të largohej nga vendi ku e kishte kryer krimin, por një kalimtar i rastit e kishte ndjekur dhe e kishte ndalur vrasësen derisa kishte arritur policia.

Të martën, gruaja e akuzuar për krimin e tmerrshëm u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë kërkese për ndryshim të vendimit për së paku tetë vjet.

Lëvizjet e gruas ishin kapur edhe nga kamerat e sigurisë në hapësira tjera, përfshirë një qendër tregtare.

Prokuroria pretendoi se gruaja e kishte blerë thikën që e përdori për kryerjen e krimit në ditën kur e kreu aktin.

Gruaja e dënuar do të jetë nën vëzhgim të personelit të shëndetit mendor dhe gjendja e saj do të vlerësohet para ndonjë vendimi tjetër për mundësinë e lirimit të parakohshëm.