Pamjet e kapura nga një kamerë e vendosur në një veturë prapa tyre, kanë kapur shoferin i cili ishte duke vozitur me shpejtësi rreth 160 km/h, para se vetura e tij të rrotullohet tri herë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Wayne Sebury, 59 vjeç, po e ngiste veturën e tij të kaltër në një autostradë pranë Port Talbot, Uellsit Jugor, kur u përfshi në një përplasje me një veturë tjetër.
Siç edhe mund të shihet veturat filluan të garonin dhe vazhdimisht kalonin njëra-tjetrën, por që përfundimi ishte i tmerrshëm.
Pas përplasjes, njëra nga veturat dëmton edhe barrierat, përpara se të rrokulliset nëpër autostradë.
Një gjykatë dëgjoi rreth incidentit tronditës, i cili thuhet se ndodhi në qershor të vitit të kaluar.
Si pasojë, njërit nga shoferëve thuhet se iu konfiskua patenta e shoferit për 12 muaj dhe është i detyruar të bëjë punë për komunitetin.
Ndërsa tjetri u burgos për gjashtë muaj dhe iu konfiskua patenta e shoferit për 18 muaj.
VIDEON E AKSIDENTIT MUND TA SHIKONI KËTU.