Fjalë Kyçe

Momenti shokues kur një burrë shkilet nga kamioni pasi po ikte nga dyqani që kishte vjedhur

Momenti shokues kur një burrë shkilet nga kamioni pasi po ikte nga dyqani që kishte vjedhur

Ky është momenti tronditës kur një person që dyshohet se është hajdut i dyqanit derisa po ikte nga Tesco, u shtyp nga një kamion në parkun e makinave.

Kamerat statike shfaqin personin tridhjetëvjeçar, i cili derisa po vraponte sprint nga dyqani në South Ockendon, Essex, rrëshqet dhe bie nën rrotat e një kamioni të bardhë.

Një tjetër person, që mendohet se është anëtar i stafit në Tesco Express në Rrugën e Veriut, e ndjek atë nëpër parkun e makinave, por ai nuk është dëmtuar në këtë incident të tmerrshëm.

Video shfaq dy burrat duke vrapuar nga dyqani, derisa njëri po mbante një çantë që mendohet se përmbante ushqime.

Derisa po kalonin skaj një radhe makinash të parkuara, burri me çantë në dorë tenton të ikën nga personi që po e ndiqte.

Në të njëjtën kohë një kamion merr një kthesë dhe shkel mbi burrin e shtrirë përtoke duke shtypur këmbët e tij.

Burri tjetër, që mendohet të jetë anëtar i stafit të dyqanit, pastaj nxiton tek personi i cili bërtet për ndihmë.

Një zëdhënës i policisë së Essex konfirmoi se ata u thirrën në orën 3:40 të enjten më 10 janar.

Ata thanë: ‘Këmbësori, një burrë i moshës 30 vjeçare, u dërgua në spital me një dëmtim të rëndë në këmbë.

‘Një burrë 39 vjeçar nga South Ockendon u arrestua në vendngjarje me dyshimin e ngasjes nën ndikimin e alkoolot ose drogës. Ai është liruar pas hetimit.

“Ne morëm raporte për vjedhje nga Tesco Express, në Rrugën e Veriut, South Ockendon, pak përpara përplasjes. Hetimet po vazhdojnë. ‘

Një zëdhënës i dyqanit Tesco tha: “Ne po ndihmojmë policinë lidhur me hetimet pas një incidenti serioz jashtë dyqanit tonë.”/GazetaAlo/