Ajo është monedha zyrtare e 19 prej 28 shteteve të Bashkimit Europian, si dhe e disa vendeve të tjera europiane.
Ajo është monedha e dytë më e madhe në botë, pas dollarit amerikan, dhe një nga simbolet e projektit europian.
Krijimi i bashkimit monetar është konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europë që nga rënia e Murit të Berlinit.
Kur euro ka hyrë në qarkullim në vitin 1999, ajo është tregtuar me 1.17 dollar, ndërsa për dy vjet ka humbur 30% të vlerës.