Një burrë në Indi i nervozuar që për ditëlindjen e tij mori një BMW dhe jo një Jaguar, e ka hedhur veturën e re në një lumë.
Video e publikuar në rrjete sociale tregon veturën në mes të lumit në Haryana të Indisë.
Më vonë raportohet se burri u përpoq ta shpëtonte automobilin, por tashmë ishte vonë.
Policia është duke e hetuar rastin, transmeton BBC.
Veturat BMW në Indi kushtojnë rreth 45 mijë euro, ndërsa Jaguarët rreth 50 mijë.
https://www.facebook.com/ChauthiDuniyahindi/videos/2508875569164111/