Fjalë Kyçe

Mos i gjyko njerëzit pa i njohur. Ky shkrim do të bëjë të reflektosh gjatë…

Mos i gjyko njerëzit pa i njohur. Ky shkrim do të bëjë të reflektosh gjatë…

Një djalë 24 vjeç po shihte nga dritarja e trenit dhe i habitur i thotë të atit: “Ba, shiko si fluturojnë pemët”. Babai i tij buzëqeshi, ndërsa një çift që ishte ulur përballë tyre po shihte konfuz se si ishte e mundur që një djalë 24 vjeçar të dukej aq i entuziazmuar dhe i habitur nga pemët. Pak minuta më pas, djali bërtiti përsëri: “Ba, shikoji retë! Ato po lëvizin bashkë me ne!”. Në pak minuta ai u habit nga një pjesë tjetër e natyrës.

Çifti i ulur ngjitur nuk mund të duronte dot më tepër dhe i thanë të atit të djalit: “Mendojmë se duhet ta çosh djalin tek një mjek i mirë. Duket sikur diçka nuk shkon me të”.
I ati i djalit u përgjiggj: “Ne sapo u kthyem nga vizita me një mjek të mirë. Shikimi i djalit tim ka qenë i dëmtuar që në lindje. Sot ai më në fund mund të shohë qartë”.
Si ju duket një histori e tillë? Nuk ju bën përshtypje? A mendoni se pas një historie të tillë duhet t’i gjykojmë njerëzit në mënyrë kaq sipërfaqësore?

Kujtohu gjithmonë se nuk duhet t’i gjykosh jetët e të tjerëve. Çdokush po jeton një dhimbje ndryshe, një histori ndryshe. Çdokush po kalon në sfidat e veta. Ndonjëherë ne nuk e dimë sfondin e jetës së dikujt, para se t’i paragjykojmë apo të flasim keq për ta lidhur me mënyrën se si ata po sillen. Kuptoji dhe njihi njerëzit përpara se të kalosh në konkluzione të pamenduara mirë.

Kujto gjithmonë se paragjykimi është kritikë, ndërsa observimi është edukatë. Përqendrohu në observimin dhe në njohjen e njerëzve përpara se të bësh një paragjykim.