Fjalë Kyçe

Mos i lini dezinfektuesit e duarve në veturë: Britanikët tregojnë se çfarë mund të ndodh

Mos i lini dezinfektuesit e duarve në veturë: Britanikët tregojnë se çfarë mund të ndodh

Britanikët paralajmëruar të mos i lënë dezinfektuesit e duarve në veturë, sepse mund të marrin zjarr.

NHS e nxori këtë paralajmërim në mesin e njoftimeve se vendi do të përballet me një vale nxehtësie, që do t`i bëjë temperaturat të shkojnë drejt 36 gradëve Celsius.

Qytetarët janë këshilluar të largojnë shishet me bazë alkoolin që mbajnë në automjete kundër koronavirusit, sepse në temperatura të larta ekziston vërtet rreziku që të marrin flakë.

“Kemi pasur disa raportime se dezinfektuesit e duarve janë bërë shkas për zjarre kur janë lënë në veturaa në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në deklaratë.

“Nëse jashtë termometri shënon 25 gradë Celsius, në veturë brenda disa orësh, temperature brenda në vetruën e mbyllur mund të rritet dyfishin e kësaj”, theksohet në deklaratë.