Fjalë Kyçe

“Mos u ktheni akoma”, Klitschko paralajmëron mërgimtarët e Kievit

“Mos u ktheni akoma”, Klitschko paralajmëron mërgimtarët e Kievit

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko iu ka drejtuar një mesazh pa kompromis qytetarëve të kryeqytetit që janë larguar javët e fundit se nuk është ende koha për të menduar kthimin në shtëpitë e tyre.

Qindra banorë janë kthyer në shtëpi ditët e fundit, pas dy javësh qetësie në kryeqytet, por Klitschko vuri në dukje se gjatë orëve të fundit kishte pasur një sulm me mortaja në lagjen Darnytskyi, shkruan BBC.

Klitschko, ish-kampion bote në boks për peshat e rënda, tha se banorët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sulmeve të mëtejshme dhe gjithashtu rrezikut të minave tokësore në pjesët veriore të qytetit.

Ai shkroi në adresën e tij në Telegram se banorët e kryeqytetit që duan të kthehen në shtëpi duhet të përmbahen dhe të qëndrojnë ende në vende më të sigurta.