Fjalë Kyçe

Mot me diell sot në Kosovë dhe me këto temperatura

Mot me diell sot në Kosovë dhe  me  këto temperatura

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të premten dhe të shtunën, në Kosovë do të ketë ngritje të lehtë të temperaturave.

Sipas IHK-së, temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

“Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.