Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e mëngjesit parashihen temperatura të ulëta dhe prani të ngricave e mjegullës në shumë zona.
“Gjatë mesditës, vlerat termike pritet të jenë kryesisht pozitive, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e pranishme për shkak të erës nga veriu dhe veriperëndimi, e cila do të mbizotërojë gjatë gjithë javës. Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët. Po ashtu, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat me lagështi, ku ekziston mundësia e krijimit të shtresave të akullit, duke e bërë qarkullimin më të vështirë dhe të rrezikshëm”, ka njoftuar IHMK-ja.
Gjatë javës së ardhshme nuk priten sasi të konsiderueshme shiu dhe dëbore.
Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin mes -1 deri në 1 gradë celsius, e maksimalet 3-6 gradë celsius.
Të martën temperaturat do të ketë rënie të temperaturave, ku temperaturat minimale do të sillen mes minus 5 dhe minus 6 gradë celsius.
Ngjashëm pritet të jetë moti edhe të mërkurën e të enjten. Ndërsa të premten do të jetë moti i vranët e me periudha të shkurta me diell.
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5°C deri -3°C, ndërsa maksimalet nga 4°C deri në 7°C. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.