Fjalë Kyçe

Motit për ditën e sotme

Motit për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës.

“Dita e hënë fillon me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të herë pas hershme të borës. Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Nga dita e martë reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit”.

“Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s”.