Fjalë Kyçe

MPJD`ja reagon për vra’sjen e policit serb: Mos kaloni nëpër Serbi

MPJD`ja reagon për vra’sjen e policit serb: Mos kaloni nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar për vrasjen e policit serb dhe pretendimet e ministrit serb Ivica Daçiq se për vrasjen e zyrtarit policor dyshohet të jetë i përfshirë një shtetas i Kosovës.

Kjo ministri i ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimet nëpër Serbi.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd po ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me pretendimet e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq për një incident në magjistralen afër Loznicës në Serbi, ku pretendon që ka mbetur i vrarë një polic serb dhe i përfshirë në këtë rast sipas tij është një shtetas i Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të mbajë të informuar opinionin publik për këtë rast dhe apelon te mërgimtarët dhe qytetarët e Kosovës që të rrisin kujdesin gjatë kalimit nëpër Serbi dhe sipas vlerësimit të situatës të shmangin lëvizjen përmes territorit serb.