Një fëmijë në Vietnam ka lindur duke mbajtur në dorë spiralen që e ëma e kishte vendosur në mitër kundër shtatzënisë.
Fotot e të porsalindurit që dëshmojnë këtë fakt – ” edhe pse jashtëzakonisht i rrallë por i mundshëm” – u postuan në internet nga spitali ku ndodhi lindja.
Nëna 34-vjeçare, e cila tashmë ka dy fëmijë të tjerë, e kishte futur pajisjen intrauterine (IUD) dy vjet më parë sepse ajo nuk donte më fëmijë, shpjeguan mjekët në spitalin Hai Phong.
Megjithatë, papritur, ajo e gjeti veten shtatzënë në javën e pestë. Shpjegimi më i mundshëm është se pajisja ka lëvizur nga pozicioni i saj origjinal dhe korrekt, duke u bërë kështu joefektiv .
Nuk është hera e parë që kanë qarkulluar lajme të tilla, të ndjekur gjithmonë nga një skepticizëm i caktuar.
Megjithatë, mjekët shpjegojnë se është një fenomen “shumë i rrallë, por i mundshëm”.
Pajisjet intrauterine janë metoda të sigurta dhe efektive të kontrollit të lindjes me mbi 99%, por kjo përqindje shumë e vogël mbetet.