Objektivi kryesor i projektit të GIZ “Përkrahje e Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë” është
përkrahja e ministrisë për të koordinuar planifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes së
Stabilizim Asocimit (MSA) përmes strukturave të MSA-së.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Programi Kombëtare për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA)
përcaktojnë një mori përgatitjesh dhe detyrash vendore për procesin e integrimit evropian në shumë
aspekte në të cilat Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka rol të rëndësishëm dhe përkrahja e tillë
është e mirëseardhur për t’i realizuar objektivat e ministrisë për këtë proces.