Fjalë Kyçe

Kosova vendos masa reciproke ndaj Maqedonisë Veriore

Kosova vendos masa reciproke ndaj Maqedonisë Veriore

Kosova ka vënë masë reciprociteti ndaj Maqedonisë së Veriut duke ndaluar disa prodhime që importohen nga ky vend. Ministri Endrit Shala ka marrë vendim për ndalimin  e disa produkteve ushqimore si mjalti natyral  dhe patatet nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Sipas Ministrisë ky vendim hyn në fuqi nga data 16.08.2019.

Ministri Shala i kishte dërguar një letër homologut të tij në Maqedoninë e Veriut, për barrierat që ky shtet i ka vendosur ndaj produkteve të Kosovës.

Shala ka thënë se nëse kjo nuk ndodh Kosova do të vë masa reciprociteti për të gjitha prodhimet e Maqedonisë së Veriut që eksportohen në Kosovë.