Fjalë Kyçe

Mulaj ‘shokon’ opinionin, me çizme në Parlament

Mulaj ‘shokon’ opinionin, me çizme në Parlament

Komediani tashmë i njohur Mehdi Mulaj sjell skeçin më të ri ‘Befasohet Deputeti’. Mulaj me skeçet e tij të cilat i publikon në faqen e tij në Facebook dhe platformat e tjera, trajton tema të ndryshme nga realiteti kosovar. Humori i Mulajt është i lehtë, i kuptueshëm dhe aspak i mërzitshëm.

Në skeçin më të ri, ai thumbon deputetët kosovarë dhe Kuvendin e Kosovës që është shndërruar në një arenë kacafytjesh e përbaltjesh me njëri- tjetrin.

Kjo më së miri portretizohet kur komediani luan rolin e stallierit i cili nga stalla me pleh merr vesh se është bërë deputet dhe niset për në Kuvend, pasi ndërron katin e rrobave, por jo edhe çizmet. Arsyen do ta merrni vesh kur ta shihni videon e plotë.