Fjalë Kyçe

Mundesi për të fituar janë ata me shenjën e dashit

Mundesi për të fituar janë ata me shenjën e dashit

Dashi

21.03-20.04

Një pozitë e re është në dispozicion për t’u fituar. Ju keni një kundërshtar rival dhe kushdo që mund të jetë, ju keni ndërmend t’i tregoni çdokujt që ju jeni i duhuri për punën. Mund të jetë e domosdoshme t’i kryeni një apo dy gjëra afatgjate në mënyrë që të bëni vend në jetën tuaj për diçka te re. Kjo nuk do të jetë aq drastike si shpërngulja nga shtëpia apo aplikimi për një punë të re, por në mënyrë që të jeni sa më të gatshëm për një fillim të ri, do të varet nga ju ta organizoni jetën që të mund të përballeni me të sa më mirë.

Demi

21.04-20.05

Dikush mendon që është aq i zgjuar sa që mund të marrin vendime pa u konsultuar me të tjerët të përfshirë në grup. Në momentin kur vazhdojnë vetë, ekipi fillon të shpërbëhet. Ata nuk janë duke i mërzitur njerëzit me qëllim, por ideja e tyre e punës në ekip lë shumë për të dëshiruar. Kur njerëzit nuk pajtohen me vendimet dhe veprimet e tyre ata do të vazhdojnë të insistojnë që e dinë se çka është gjëja e duhur dhe më e mirë. Duket e pamundshme të depërtoni tek ata dhe jeni duke rimenduar angazhimin tuaj në këtë asociacion.

Binjakët

21.05-20.06

Duke sulmuar me hidhërim partnerin mund të rezultojë në një reagim befasues. Sot duhet të mendoni para se të flisni. Nëse ju dhe personi tjetër jeni duke u grindur vazhdimisht, në vend se t’i fajësoni të tjerët, pse nuk e shikoni veten dhe të vendosni nëse ju pëlqen se çka shihni. Pak kërkim shpirtëror nuk do të jetë gjë e gabuar, dhe për më shumë mund t’ju ndihmojë të rivlerësoni marrëdhëniet tuaja me familjen dhe miqtë.

Gaforrja

21.06-20.07

Planet që ishin braktisur më herët janë marrë nga gjendja e pritjes dhe janë shqyrtuar në një dritë të re. Tani ju mund t’i keni financat, fondet, apo burimet që të vazhdoni me këtë. Do të ketë nevojë për një ribashkim joformal me qëllim që të siguroheni që çdokush të pajtohet për mënyrën më të mirë për të vazhduar. Meqenëse çdo gjë tashmë ishte në vend, secili prej shefit e teposhtë do të bashkohen në atmosferën bashkëpunuese e cila ju përkujton se sa mirë është të punoni me njerëz kaq miqësorë.

Luani

21.07-20.08

Mos shkoni në ekstreme dhe harroni që puna duhet të jetë e balancuar me kohën e lirë. Një udhëtim pune apo social i pazakonshëm do t’ju njoftojë me njerëz të rinj. Duke u përfshirë në qarqe të reja shoqërore do të sigurojë një mundësi të madhe për të përzier biznesin me kënaqësi. Një partner nuk do të bëjë asgjë që t’ju përfshijë në disa argëtime relaksuese me plane që përfshijnë muzikë romantike dhe vrojtimin e yjeve.

Virgjëresha

21.08-20.09

Ndonjëherë duhet ta dini ku të ndaleni. Jeni duke u marrë me çdo gjë që nuk është e përkryer në sytë tuaj dhe kështu vetëm sa i bëni gjërat më keq. Dëgjoni të tjerët kur ju thonë ta lini këtë gjë! Jeni duke u shqetësuar për asgjë dhe vazhdimisht jeni duke pritur për një rrëmujë të mundshme që nuk do të ndodhë. Të shqetësoheni është antiproduktive dhe ju jeni duke i parë problemet aty ku nuk janë. Besoni të tjerët të cilët thonë që çdo gjë do të jetë në rregull.

Peshorja

21.09-20.10

Njerëzit kanë të drejtë për pikëpamjet e tyre, por kjo nuk do të thotë që duhet të provojnë t’ua imponojnë juve opinionet e tyre. Dikush mund t’ju pushtojë me entuziazmin e vet dhe me forcën e dukshme të personalitetit të tyre. Mund të mos duket sikur ata janë duke ua imponuar pikëpamjet e tyre derisa ta keni mundësinë të mendoni për këtë gjë dhe të kuptoni që nuk pajtoheni me ta. Në këtë rast shikoni qetë në sy dhe le ta dinë që ju i respektoni pikëpamjet e tyre, por më shumë do të preferonit të pajtoheni të ndryshojnë!

Akrepi

21.10-20.11

Dikush është duke kaluar nëpë një kohë të vështirë dhe juve ju vjen keq për disponimin dhe ndjenjat e tyre. Kjo ju bën të jeni më seriozë gjatë ditës derisa përpiqeni të mendoni në një mënyrë për të ndihmuar pa e lënë përshtypjen e imponimit. Ju gjithmonë keni qenë të ndjeshëm ndaj nevojave të njerëzve tjerë dhe me ndihmën tuaj dielli dhe buzëqeshjet do të duken prapë për këtë person.

Shigjetari

21.11-20.12

Mos u përfshini në konfliktet shtëpiake të një personi tjetër. Ju nuk dëshironi ta shihni veten në mes një miku dhe partnerit të tyre. Mos jepni opinion nëse personat tjerë provojnë t’ju tërheqin në grindjet e tyre. Askush nuk mund t’ju fajësojë që dëshironi t’i mbani mendimet për veta. Edhe pse mund të mos jeni drejtpërdrejtë i përfshirë në çështjen e diskutueshme, mund të ketë pasoja që arrijnë deri te ju. Prandaj të jeni të vëmendshëm para se të mbani anë.

Bricjapi

21.12-20.01

Jeni duke menduar të shmangeni nga të menduarit e tepërt, por e gjithë kjo ju bën të mendoni edhe më shumë. E vetmja mënyrë ta largoni mendjen nga idetë, intuitat apo mendimet që nuk dëshironi t’i konsideroni është që në mënyrë aktive të kërkoni ndonjë formë të shpërqendrimit. Inkuadrojuni në bisedat rreth jush apo filloni një diskutim për një çështje për të cilën ju dhe një person tjetër nuk jeni pajtuar. Kur ktheheni në shtëpi mund të jeni përsëri vetja dhe tani vjen koha kur mund ta humbni veten në mendime.

Ujori

21.01-20.02

Stili juaj i jetës apo një lidhje e caktuar ju bën të ndiheni të mbyllur dhe ju nuk e pëlqeni këtë. Kjo është një lloj situate që do t’ju bëjë të rebeloheni dhe të shkoni kundër asaj çka tjerët e shohin si normë. Tensione dhe mosmarrëveshje të mëdha mund të rezultojnë nga një vërejtje e rastësishme e cila në kushte normale do të kalonte pa u vënë re. Ju ka ardhur te hunda duke u përpjekur të jeni çdo gjë për të gjithë dhe kjo ka filluar të shihet!

Peshqit

21.02-20.03

Rregulla ose procedura të reja të dizajnuara ta bëjnë jetën më të lehtë do t’ju lënë të ndiheni më të stresuar se sa të sigurt. Mund të ndiheni në dyshim që ka një motiv të fshehtë pas këtyre ndryshimeve dhe jo ajo që është ofruar për t’i kënaqur të gjithë. Para se t’i bëni publike dyshimet tuaja jepni një shans vetes të mendoni për gjithçka që është duke ndodhur. Mund të zbuloni që arsyeja është thjesht një moskuptim dhe kur njëherë zbuloni saktësisht pse janë implementuar disa rregulla mund të konstatoni që e gjitha ka pasur vetëm qëllime të mira.