Fjalë Kyçe

Mungesa disaorëshe të rrymës në ditën e Bajramit, KEDS përballet me prishje

Mungesa disaorëshe të rrymës në ditën e Bajramit, KEDS përballet me prishje

Ditën e sotme të Bajramit nuk kanë mundur ta festojnë ashtu siç duhet disa fshtara të Podujeves dhe të Dragashit për shkak të mungesës disaorëshe të energjisë elektrike.

Të kontaktuar nga klankosova.tv, në KEDS kanë thënë se kjo po ndodh për shkak të prishjeve, duke potencuar se në Podujevë po bëhet fjalë për një kabllo nëntokësore e cila është prishur që nga mëngjesi dhe se ekipet janë në terren për ta rregulluar problemin, por se nuk kanë orar të caktuar se kur do të arrihet sanimi meqë sipas tyre prishja është e madhe.m