Shtimi i plaçkitjeve dhe vrasjeve në Kosovë janë simptoma të krizës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, shpreh shqetësimin e tij Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
Ai nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se plaçkitjet përveç se janë shpeshtuar në mënyrë shqetësuese, ato kanë filluar të marrin edhe jetë njerëzish.
“Plaçkitjet përveç se janë shpeshtuar në mënyrë shqetësuese, kanë filluar edhe të marrin edhe jetë njerëzish. Kjo është simptomë e krizës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri”, ka shkruar Murati, transmeton GazetaAlo.
Ai më tutje ka shtuar se duhet marrë masa urgjente në këtë drejtim, duke shprehur ngushëllimin e tij për vrasjen e policit Izet Demaj.
“Duhet mobilizim e masa urgjente në këtë drejtim, jo vetëm në fushën e sigurisë por edhe në atë socio-ekonomike. Në këto momente e tërë dhimbja dhe nderimi shkon për policin Izet Demaj që ra sot në krye të detyrës dhe ngushëllimi më i thellë për familjen e tij”, ka përfunduar Murati, transmeton GazetaAlo.