Mushkonjat që mbartin virusin Zika do të vijnë në Britani të Madhe për shkak të ngrohjes globale, paralajmëroi dje Departamenti i Shëndetësisë.
Këshilltari kryesor shkencor Chris Whitty u tha deputetëve se ka një kërcënim për ‘një epidemi në shkallë të gjerë’ të sëmundjes aktualisht të pashërueshme në Britani dhe gjetkë në Evropën veriore.
Megjithatë, ai i tha komitetit mjedisor të Parlamentit se derisa të arrijnë këtu mushkonjat Aedes, të cilat mbartin virusin, ka të ngjarë të zbulohet një vaksinë kundër Zikës.
Gratë shtatzëna të infektuara me sëmundjen mund të lindin foshnje me kokë dhe tru të parregullt – një defekt që rezulton shpesh të jetë fatal për jetën e të porsalindurve.
Shumica e rasteve në Mbretërinë e Bashkuar janë në ato që kanë udhëtuar në Karaibe ose në Amerikën e Jugut.
Ëhitty pranoi se shumica e provave të paraqitura në komision ishin “të zymta”, por shtoi se nuk është e vërtetë se asgjë nuk mund të bëhet, duke shtuar se “ka shumë përgjigje shkencore për shumë probleme me të cilat përballemi.”