Fjalë Kyçe

Mustafa lë fajtore Qeverinë: Ju e keni bërë taksën, ju vendosni çfarë të bëni me të

Mustafa lë fajtore Qeverinë: Ju e keni bërë taksën, ju vendosni çfarë të bëni me të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në faqen e tij zyrtare, Facebook, ka reaguar lidhur me deklaratën e Kryeministrit Haradinaj duke e cilësuar si jo korrekte dhe e pasaktë sepse LDK-në e fut në një kazan me Thaçin dhe Veselin, transmeton Gazeta Alo.

Mustafa deklarohet se nuk bëhet bashkë me Thaçin dhe Veselin e as me qeverisjen e Haradinajt.
Ai potencon qëndrimet e LDK-së se nuk pranojnë të hyjnë në dialog për kufijtë, territorin dhe shtetësinë e shpallur me 17 shkurt 2008.

Ai akuzon qeverinë për taksën që e kanë sjell dhe tani sillen sikur viktimë mirëpo LDK mban miqësi të përhershme më SHBA-të.

 

Ky është postimi i tij i plotë:

Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.
Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!
Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.
Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.
LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd.