Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për siç ka thënë që dikush i’a ka hapur një profil të rremë në emër të tij në rrjetin social Facebook.
Ai ka shkruar se çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i tij, dhe se shfrytëzon vetëm adresën e tij të deritanishme zyrtare, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Qytetar të nderuar
Tani kuptova se dikush ka hapur nje profil te rremë, në emrin tim: https://www.facebook.com/profile.php?id=100034252412816
Çdo status që lëshohet nga ai profil nuk është i imi.
Unë shfrytëzoj vetëm adresën e deritanishme zyrtare.
Faleminderit në mirëkuptim! Isa Mustafa./Gazeta Alo/