Fjalë Kyçe

Mustafa: Më në fund po lëvizë nga vendi projekti i hekurudhës Prishtinë – Durrës

Mustafa: Më në fund po lëvizë nga vendi projekti i hekurudhës Prishtinë – Durrës

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa ka thënë se tani po duket se projekti i hekurudhës Prishtinë – Durrës më në fund “po lëviz nga vendi”.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë ngushtë në aspektet teknike dhe financare që sipas tij projekti të hyjë sa më shpejt në fazën e zbatimit.

Ai thotë se këto ditë kanë marrë lajme inkurajuese se Qeveria e Shqipërisë i është qasur seriozisht realizimit të projektit për hekurudhën.

“Këto ditë morem lajme inkurajuese se Qeveria e Shqipërisë i është qasur seriozisht realizimit të projektit për Hekurudhën Prishtinë- Prizren-Milot – Durrës . Ajo vendosi që të marrë pjesë në financimin e studimit të fizibilitetit, hapi i parë për realzimin e këtij projekti , që deri tani mungonte”, ka shkruar ai.

Sipas tij, projekti për hekurudhën Prishtinë – Durrës ka rëndësinë e tij të padiskutueshme.

“Ky projekt ka rëndësinë e tij të padiskutueshme, për efekte e tija drejtpërdrejta dhe të tërthorta ekonomike dhe gjeostrategjike . Ndërlidhet fuqishëm me korridoret paneuropiane të transportit , nëpërmjet Nishit , Beogradit dhe mëtutje Budapestit dhe Zagrebit. Si e tillë ajo përbën lidhjen më të shkurtër nga Mesdheu, Afrika Veriore e Suezi për Europen Qendrore dhe shumë vende të tjera tç BE. Me këtë Porti i Durrësit dhe portet e tjera shqiptare marrin një primat ndaj atyre alternative në Greqi, ose vendet e tjera fqinje”, tha Mustafa.

Njohësi i ekonomisë thotë se “Kosova ndërlidhet fuqishëm me Shqipërinë dhe korridorët paneuropiane”.