Menaxheri një taverne greke në një qytet bregdetar në Kretë ka shpëtuar jetën e një turisti britanik, i cili gati u mbyt nga një copë qebap pule derisa po darkone me gruan e tij, shkruan GazetaAlo.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin dramatik të shpëtimit derisa këto pamje janë shpërndarë gjerësisht pasi Vasilis Patelakis e ka postuar atë në Facebook për ‘edukimin e publikut’ për manovrën e shpëtimit të jetës.
Videoja e regjistruar nga një kamera e sigurisë në restorantin Amphoras në qytetin piktoresk të portit të Chania, është bërë virale, derisa menaxheri ka marrë lavdata nga vendasit, turistët dhe mediat për ndërhyrjen e tij heroike./GazetaAlo/