Ish i burgosuri Omir Bekali ka rrëfyer për torturat që u bëhen myslimanëve në një kamp “riedukimi” në Kinë.
Ai ka treguar se në këtë “kamp” mëngjesi ka filluar me këngë patriotike dhe në shumë raste, si ushqim është shërbyer vetëm mishi i derrit, shkruan Dailymail, transmeton Klan Kosova.
Bekali me prejardhje nga Kazakistani ka kaluar disa javë në kampin që ndodhet në rajonin Xinjiang të Kinës, para se të zhvendoset në Turqi.
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë ngritur shqetësimet duke thënë se rreth një milion mysliman privohen nga liria duke u mbajtur nëpër vende të tilla.
Mirëpo Pekini i ka mohuar këto akuza duke thënë se njerëzit me vet dëshirë i vijojnë kampet e tilla me qëllim të aftësimit profesional.