Fjalë Kyçe

Zhvillimet në Afganistan, Trump i bën thirrje Biden të japë dorëheqje

Zhvillimet në Afganistan, Trump i bën thirrje Biden të japë dorëheqje

Ish-Presidenti, Donald Trump, i ka bërë thirrje Presidentit të tanishëm të SHBA-së, Joe Biden, të japë dorëheqje, në mes të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe marrjes nën kontroll të vendit nga talibanët.

“Është koha që Joe Biden të japë dorëheqje për atë që ka lejuar të ndodhë në Afganistan, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të rasteve me COVID-19, katastrofën në kufi, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë e gjymtuar,” shkroi Trump në një postim në Twitter.

Ai tutje tha që kjo nuk duhet të jetë punë e madhe për Biden, sepse sipas tij në radhë të parë ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime, raporton Yahoo, transmeton Klankosova.tv.

Trump ka kritikuar vazhdimisht Biden për trajtimin që i ka bërë çështjes së tërheqjes së trupave, duke e quajtur situatën të papranueshme dhe jo të organizuar mirë. Kurse Biden iu përgjigj atij të shtunën, duke thënë që pak para se të largohej nga detyra edhe ai (Trump) tërhoqi minimumi 2.500 forca amerikane.