Naim Bardiqi ka dhënë dorëheqje nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së pas përfundimit të mandatit si kryesues.
Naim Bardiqi ka dhënë dorëheqje nga Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, pas përfundimit të mandatit një vjeçar të kryesuesit.
“Jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues për kolegialitetin dhe bashkëpunimin”, ka deklaruar Bardiqi pas përfundimit të mbledhjes së Bordit.
Bardiqi ka thënë se për këtë vendim të tij e ka njoftuar ministrin një muaj më parë. “I kam premtuar ministrit se do të qëndroj për një vit”, ka deklaruar Bardiqi.
Anëtarët e Bordit e kanë falënderuar Bardiqin për bashkëpunimin. Dren Boshnjaku edhe pse ka thënë se ky njoftim i erdhi papritur dhe se nuk ka qenë në dijeni, e ka falënderuar Bardiqin për shkak të ndarjes së përvojës së tij me anëtarët tjerë.
“Të falënderoj për bashkëpunimin se ne si anëtarë të ri nuk kemi pas shumë përvojë në këto çështje”, ka deklaruar Boshnjaku.