Fjalë Kyçe

NASA bën gati një helikopter për në Mars

NASA bën gati një helikopter për në Mars

NASA ka konfirmuar se një helikopter i vogël do të dërgohet si pjesë e misionit të ardhshëm në Mars më 2020-ën.

Helikopteri i vogël peshon rreth 1.8 kilogramë, i cili do testohet në atmosferën e Marsit, transmeton lajmi.net.

Nëse helikopteri del të jetë i suksesshëm, ai pritet të hapë mundësi të reja për eksplorimin robotik të Marsit.

“Helikopterët janë një derë e hapur për një lloj të ri të eksplorimit të Marsit”, tha Havard Grip, kreu i kontrollit të fluturimit në NASA.