Në vendimin e saj më të fundit NASA ka vendosur që të lejojë vizita në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës nga viti 2020.
Në njoftimin e saj Agjencia amerikane hapësinore, ka thënë se do të hapë stacionin për turizëm dhe mundësi tjera biznesore. Zëvendës-drejtori i kësaj agjencie, Robyn Gatens, ka thënë se gjatë vitit do të realizohen dy misione private të astronautëve.
Moduli i parë i këtij Stacioni është lansuar në orbit më 1998, dhe stacioni ka qenë vazhdimisht aktiv nga viti 2011.
Ndërkohë shefi financiar Jeff DeWit në Nju Jork, ka thënë se Nasa do të hapë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për mundësi komerciale dhe marketing, ashtu siç nuk kemi bërë kurrë më parë.