Fjalë Kyçe

NASA: Ja çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh

NASA: Ja çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh

Astronomët e Nasa’s dolën me një shpjegim se çfarë do të ndodhë me diellin pas 6 miliardë vjetësh, në kohën kur llogarisin se do të shndërrohet në një ‘yll xhuxh’ siç njihet termi astronomik për yjet e vegjël dhe me pak shkëlqim, transmeton Gazeta Metro.

Nasa përjashton kështu mundësinë që dielli të kthehet në një vrimë të zezë, por do të jetë në fakt një trup qiellor që e quan ‘ylli xhuxh i bardhë’.
Kjo fazë do të nisë kur dielli të harxhojë hidrogjenin në bërthamën e tij.

Astronomët shkojnë më tej në parashikimet e tyre. Do të vijë një ditë kur dielli, sipas tyre do të jetë një gjigant i kuq që do të gllabërojë çdo gjë, duke e bërë planeti tonë të pabanueshëm.