Një anije kozmike e NASA-s fluturoi të martën përtej kufirit më të largët të studiuar ndonjëherë nga njerëzimi, Ultima Thule, një relike e ngrirë e një sistemi të hershëm diellor që mund të zbulojë se si planetet janë formuar.
“Go New Horizons”, tha Alan Stern, në mesin e brohoritjeve në laboratorin John Hopkins në Merilend, duke shënuar momentin kur anija New Horizons drejtoi kamerat e saj mbi shkëmbin hapësinor 6.4 miliardë kilometra larg.
Anija do të mbledhë 900 foto gjatë kalimit të saj rreth Ultima Thule. Tani është vetëm çështje kohe për të parë të dhënat prej saj, tha shkencëtari John Spencer nga instituti i kërkimeve jugperëndimor.
Shkencëtarët janë të shqetësuar pasi New Horizons rrezikon të përplaset me fragmente akulli apo shkëmbi në afërsi të objektit, transmeton top channel.
Anija lëviz me shpejtësi prej 14 kilometrash në sekondë dhe me një shpejtësi të tillë edhe një pjesëz me përmasat e një fare orizi mund të shkaktojë dëm. New Horizons ishte programuar të afrohej deri në 3500 km larg sipërfaqes së Ultimas dhe të vëzhgonte rrotullimin e saj, gjeologjinë, përbërjen dhe ambientin.